Policia e Tiranës zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku pas një sherri të castit pati të shtëna me armë.
Për rrjedhojë është vënë në pranga shtetasi Laert Hita, pronari i lokali për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.
Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin: Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi: - A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri - tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.