Banka Qendrore Europiane zbuloi kartëmonedhat të reja dhe më të sigurta prej 100 deri 200 euro, të cilat do të hyjnë në qarkullim në maj të vitit 2019.
Pas ridizenjimit të shumave prej 5, 10, 20 dhe 50 Euro, shuma e re prej 100 dhe 200 Euro janë dy emërtimet e fundit të të ashtuquajturave seri “Europa”.
Kjo seri e kartëmonedhave u quajt seri “Europa”, sepse dy nga karakteristikat e tyre të sigurisë përmbajnë një portret të Europës, një figurë nga mitologjia greke. “Kjo seri kartëmonedhash ofron mbrojtje më të mirë kundër falsifikimit” njoftoi Banka Qendrore Europiane.
Kartëmonedhat e reja kanë veçori që u lejojnë atyre të identifikohen qartë nga syri i lirë. Ata janë gjithashtu më të vogla se prerjet e mëparshme, në mënyrë që ato të përshtaten më mirë në kuletat dhe të zgjasin më gjatë.
Përveç kësaj, në prerjet e reja ekzistojnë veçori të sigurisë të lexueshme nga makina. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE Yves Mersch, në fjalimin e tij tha se i tërë grupi i kartëmonedhave euro ishin më të sigurta dhe më të lehtë për t’u kontrolluar.
Pavarësisht rritjes së transaksioneve me karta, BQE vuri në dukje se kërkesa për para në dorë vazhdon të rritet. “Që nga futja e euros në vitin 2002, numri i kartëmonedhave në qarkullim në eurozonë është trefishuar dhe tani është 21 miliardë, ndërsa vlera e kartëmonedhave ka arritur në gati 1.2 trilionë euro” njoftoi banka.
Prerjet e reja 100 euro dhe 200 euro do të hyjnë në qarkullim më 28 maj të vitit të ardhshëm.