Gjykata e Shkallës së Parë Fier nëpërmjet gjyqtarit Piro Sota, urdhëroi lirimin nga burgimi të nipit të shokut Enver, Ermalit. Pavarësisht se ishte pjesë e një prej grupeve kriminale më të sofistikuara (në gjurmët e gjyshit do ishte gjithsesi), i zbuluar me kontribut të drejtpërdrejtë të shtetit gjerman, për Ramën dhe regjimin e tij enverist, nuk ka akuzë në botë që mund të letë në burg djalin e Teutës, me të cilën Edin e lidhin kujtime të vjetra. Le ta vëzhgojnë këtë sjellje dhe të hetojnë lidhjet e këtij rasti ata që e zbuluan atë 3 vjet e ca më parë. Do gjejnë gjëra interesante. Kryeministri është udhëheqësi i të keqes në këtë vend. Plot të dënuar rrinë me dhjetëra vite në burgje për ndonjë gram drogë që u kapet, ndërsa nipi i Enverit ngriti një fabrikë që shqetësoi gjithë Europën dhe ia hedh paq me një kohë të shkurtër. Ju rrofshin vetingjet e krahasimet me peshq. Nuk ka drejtësi që tremb Ramën dhe Ermalin. E kanë të tyre. Kanë lidhjet komuniste gjithandej që i vënë në zbatim sa herë që u duhen. Sa mirë e rregulloi partia ta vuajë dënimin në burgun e Fierit dhe aty të gjejë gjykatësin e partisë për ta bërë të mundur lirimin e nipit të shokut Enver, i cili për hir të së vërtetës, po i ngjan shumë gjyshit të tij. Lirimi i Hoxhës së ri është një kambanë tjetër alarmi për diktaturën e re enveriste që është vendosur në Shqipëri.