Një 45 vjeçar është arrestuar pasi i ka vënë zjarrin derës së bashkisë së Librazhdit gjatë orëve të natës.
"Si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd " informoi policia e këtij qyteti.
Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.