Marrëveshja, Gjermania iu hap derën të rinjve shqiptarë

E Enjte, 20 September 2018 09:37

Gjermani dhe Shqipëria kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt emigracionit legal, ku shumë të rinj dhe të reja, që kanë një arsimin profesional, tashmë mund ta gjejnë veten në tregun e ofertë-kërkesës në shtetin gjerman.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për vetë faktin se kjo strategji frenon punën në të zezë nga njëra anë, ndërsa në krahun tjetër ndihmon shumë shqiptarë, që zotërojnë një diplomë të arsimit profesional, shkruan osservatorioitaliano.org.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), mbi projektin “Këshilla për Migracionin në Shqipëri”, synon të forcojë kontributin e emigrantëve për vendin e origjinës, por dhe një metodë frenimi për emigrantët e paligjshëm.

Login to post comments