Policia e Sarandës ka arrestuar dy të rinj pasi u kapën në flagrancë me një sasi të vogel lëndë narkotike.
Siç njofton policia në "pranga u vunë Osmen Abazi 23 vjeç dhe Donald Shehu 19 vjeç. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë, ku iu gjet edhe lënda narkotike, ndërsa ishin duke qarkulluar me autormjetin e Donaldo Shehut, pa leje drejtimi përkatës".
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", nenet 283/1 dhe 291 të Kodit Penal.