Në vijim të operacionit policor të koduar “TVSH” është kapur dhe arrestuar një nga gjashtë shtetasit e shpallur në kërkim.
Elton Zoto, 36 vjeç, banues në Tiranë në bashkëpunim me shtetasit Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova, Ylber Molla (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja .
Vijon puna intesive për kapjen e pesë shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit E. Z., për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet 180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal.