×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tatimet: Taksat që duhet të paguajnë personat fizikë mbi 8 milionë lekë

Hënë, 24 September 2018 10:41

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim njeh me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Fizik mbi 8 milionë

Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar : TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin, si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2Do0Q6v

Login to post comments