Një kaos në trafikun e Tiranës është shkaktuar sot pas orës 9:00 për shkak të bllokimit të qarkullimit në zonën rreth stadiumit të ri që po ndërtohet dhe sheshin Nënë Tereza.
Qarkullimi është bllokuar për shkak të një parade ushtarake që organizohet nga Ministria e Mbrojtjes me rastin e nisjes së një stërvitjeje të madhe shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2018”.
Në Tiranë kanë zbarkuar jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, por edhe orkestrat frymore, që kanë bashkuar forcat artistike.
Parada artistike nis nga Kryeministria dhe mbyllet te sheshi “Nënë Tereza”.