Pse shqiptarët nuk kanë mundësi? Korrupsioni, edukimi dhe pamundësia për t`u marrë me politikë

Hënë, 24 September 2018 12:43

Progresi i shoqërisë shqiptare duket se është ndalur, dhe për këtë fajin e ka ekskluzivisht mungesa e mundësive, shanseve për të gjithë. Këto përfundime dalin nga indeksi i progresit social për 2018, që e rendit Shqipërinë të 53-tën në botë, ndër 146 ekonomi.

Ky nën-indikator, pra i mundësive, i jep Shqipërisë rezultatin më të dobët, duke e renditur në vendin e 73-të në botë. Po të shohim nën-indikatorët e tjerë të këtij kriteri, panorama bëhet edhe më e qartë.

Progresi i shoqërisë shqiptare vlerësohet si i dobët për shkak se shqiptarët nuk kanë të gjithë mundësi për t`u marrë me politikë, dhe statusi ekonomiko-shoqëror është përcaktues.

Në këtë drejtim renditemi të 107-tët në botë. Në nën-indikatorin e lirive dhe zgjedhjeve personale Shqipëria merr rezultatin më të dobët, e 111-ta në botë, ndër 146 ekonomi, me punësimin dhe korrupsionin, njollën e turpit.

Edhe në drejtim të aksesit në edukimin e avancuar Shqipëria performon dobët. Në të drejtat personale ndërkohë Vjenë dhe performanca më e mirë.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 12:46
Login to post comments