"Arrest me burg" vendosi sot gjykata e Shkodrws për Safet Bajrin, e arrestuar më 22 shtator si pjesë e grupit kriminal "Bajri".
Bajri mbërriti në gjykatë paraditen e sotme për tu njohur me dosjen dhe akuzat e shtetit belg.
Më pas në orën 14:00 do të sillet në Tiranë për tu paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Mediat belge kanë cituar ministrin e Drejtësisë Koen Geens, në Bruksel të ketë thënë se do të kërkojë që Safet Bajri ta vuajë në Shqipëri dënimin me 22 vjet burg të dhënë nga drejtësia belge në mungesë të tij.
34-vjeçari nga Shkodra u largua nga Belgjika në qershor 2017 ndërsa u dënua me 22 vjet heqje lirie për tri akuza, përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.
Mediat belge shkruajnë më tej se sektori i emigracionit e dëboi aksidentalisht Safet Bajrin në vitin 2017 por e shpalli më pas në kërkim pas dënimit të dhënë ndaj tij.