Në Kapshticë janë kapur 50 emigrantë të paligjshëm. Nga burimet e policisë mësohet se refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në fshatin Vernik.
Sipas zërave zyrtarë mes tyre ka dhe shumë gra e fëmijë. Ka qenë policia kufitare që ka kapur emigrantët ndërsa më pas, pasi u janë marrë deklarimet janë nisur drejt Tiranës.
Numri i atyre që kalojnë kufirin tokësor nga Greqia për në vendin tonë është gjithnjë në rriti.