Grabitet në mes të ditës shtëpia e biznesmenit shqiptar

Hënë, 24 September 2018 14:29

​Një grabitje ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Korçës nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 dhe shtëpia e grabitur i përket një biznesmeni korçar. Mësohet se fjala është për shtëpinë e shtetasit N.Koco.

Në momentin e grabitjes në shtëpi nuk ka pasur persona. Deri më tani mësohet se janë grabitur disa bizhuteri.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorët./Gazeta Express

Login to post comments