Të sëmurët me dializë nuk mund të zbresin shkallët në spitalin e Shkodrës pasi ashensori gjatë gjithë ditës është jashtë funksionit.
Siç duket dhe nga pamjet, njerëz me karrike me rrota presin prej orësh tek ashensori pasi nuk zbresin ndryshe.
Familjarët janë të shqetësuar për këtë problem dhe kërkojnë që të ndërhyhet për rikthimin në funksion të ashensorit të spitalit.
Dializa është jetike për këta pacientë, por në mungesë të ashensorit ata e kanë të pamundur ta kryejnë.