Një zjarr i përmasave të mëdha mësohet që ka rënë në pyjet e Lurës në Dibër.
Paraprakisht mësohet se zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me pisha, ndërkohë që banorët të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, kanë njoftuar zjarrfikësit.
Administratori i Njësisë Vendore ka kërkuar nga ndërhyrje nga autoritetet e Burrelit si dhe ndërhyrjen e helikopterit. Hasan Hoti bën me dije se deri tani në flakë janë 5 hektarë me pyje. Sipas Hotit nuk mund të flitet ende për një zjarrvënie të qëllimshme.