Del dëshmisa e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së, policia gënjeu

E Enjte, 27 September 2018 16:31

Zbardhet dëshmia e shtetases Xhisila Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja.

Maloku pretendon se Rexhep Rrahja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që ka pësuar në një dhomë hoteli ku e ka marrë me kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar më të apo jo.

Gazeta ‘Panorama’ ka zbuluar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018. Xhisila pohon se ka pasur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Në shkresë shkruhet se Xhisila Maloku ka marrë kërcënime deri me vdekje.

Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rrahja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku.

deeshmia

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 16:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...