Vdekja e misterioze e 83-vjeçares në Durrës, shoqërohet në polici nusja e djalit

E Enjte, 27 September 2018 17:59

Policia e Durrësit ka shoqëruar në Komisariat nusen e djalit të 83-vjeçares për ta marrë në pyetje. Më parë Policia ka shoqëruar dhe nipin e të moshuarës që u gjet e vdekur në banesë.

Shkaqet e vdekjes së 83-vjeçares në Durrës, Floresha Shkurti mbetetn e ende mister. 

Burime nga grupi hetimor kanë dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje, për shkak se e moshuara ka shenja dhune.

83-vjeçarja jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi djali i kishte vdekur më herët.

Burime nga grupit hetimor thanë se gruaja kishte marrë goditje të forta në pjesën e kokës.

Ngjarja u regjistrua në katin e katërt të një pallati në lagjen 16, ku e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin e tij pasi i djali i kishte vdekur pak vitë më parë.

Pas dyshimit të parë për vrasje dhe zbehjes së provave për një aksident të mundshëm, në vendngjarje shkuan dhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët siç thonë burimet fiksuan prova të rëndësishme për zbardhjen e krimit.

Policia ka shoqëruar në komisariat nipin e të moshuarës për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Paraprakisht policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe ngjarjes aksidentale.

Ndërsa një grup i posaçëm është ngritur për rastin, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 83-vjeçares.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...