Biletë për fëmijët 6 vjeç/ PD: Veliaj, ky mashtrues serial dhe i rrezikshëm

E Enjte, 27 September 2018 19:04

Në një deklaratë për mediat nga Selia e Partia Demokratike, zëdhënësja Ina Zhupa ka  përgënjeshtruar me fakte konkrete deklaratën e Veliajt se ligji për biletat e fëmijëve 6 vjeç është bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha në kohën që ai ishte në krye të ministrisë së Transporteve.

“Erion Veliaj është një mashtrues serial dhe i rrezikshëm, një kryebashkiak që nuk i shërben qytetarëve por vetëm interesave  të tij.  Mashtrimi që Basha gjatë mandatit të tij si ministër i Transporteve  bëri ligjin për biletat e fëmijëve në moshën 6 vjeçare

Ligji i Transportit është i vitit 1998 dhe prej atëherë ka ndryshuar 10 herë. Ligji respekton autonominë e Bashkive për t’u siguruar banorëve transport brenda qytetit dhe fëmijëve  falas.

Gjatë drejtimit të bashkisë nga Basha, sistemi i transporteve u rrit, ndërsa  gjatë drejtimit të Bashkisë nga Veliaj, çmimi u rrit me 10 lekë dhe po bëhet një fushatë mediatike, për ta bërë me pagesë edhe  biletat e fëmijëve.  Ai  duhet të përgjigjet në emër të kujt po e zhvillon këtë projekt”, thekson ajo.

Deklarata e plotë

Erion Veliaj është një mashtrues serial dhe i rrezikshëm, një kryebashkiak që nuk u shërben qytetarëve, por vetëm interesave për pasurimin e vet personal dhe interesave të klientëve të tij dhe të Edi Ramës.

Mashtrimi i Erion Veliajt se Lulzim Basha si Ministër Transportesh bëri ligj të ri që fëmijët të paguajnë biletë autobusi është skandaloz.

Ligji i transportit është i vitit 1998 dhe prej atëherë ai ka ndryshuar 10 herë, duke nisur nga viti 2002 deri në vitin 2016.

Ligji respekton autonominë e bashkive për t’u siguruar banorëve transport brenda qytetit dhe fëmijëve transport falas.

Gjatë drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha linjat urbane u shtuan, fëmijët nuk paguan biletë dhe çmimi për qytetarët nuk u rrit.

Gjatë drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj çmimi i biletës u rrit me 100 lekë dhe po bëhet fushatë mediatike për të bërë me pagesë biletat e fëmijëve.

Përpara se të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj, duhet të përgjgjigjet se për interes të kujt po luan lojën disa milionë euroshe të biletave për fëmijët.

Erion Veliaj është mashtrues serial dhe I rrezikshëm, sepse gënjen publikisht për leje ndërtimi për komplekse pallatesh në kohën e Lulzim Bashës tek Stacioni Multimodal.

E vërteta është se projekti Basha nuk parashikonte asnjë metër katror leje ndërtimi për kompleks pallatesh.

E vërteta është se Erion Veliaj u shërben oligarkëve si Salillari, duke pranuar që buxhetit të bashkisë t’i shkojnë vetëm 5 përqind të ardhurave nga koncesionari, në vend të 15 përqind, që parashikonte projekti i Lulzim Bashës.

Erion Veliaj është mashtrues serial dhe i rrezikshëm, sepse, ndryshe nga deklaratat e tij, në vendimet e këshillit Bashkiak nuk ka patur deri tani, nuk ka as sot një vendim për të kthyer në shkollë zyrat e UKT-së.

Tenderat disa milionësh që ka ndërmend të bëjë Erion Veliaj për UKT-në, nuk mund të fshehin të vërtetën se në godinën ku ndodhen zyrat e ujësjellësit në njësinë 8, më përpara kanë qenë zyra të Policisë.

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!

Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin.

Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe të drogës.

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 19:12

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...