Shqipëria, kontrabandë këpucësh të falsifikuara në Europë

E Enjte, 27 September 2018 19:09

Vendi ynë listohet si një nga burimet për mallra të falsifikuara që tentojnë të hyjnë në tregun e Bashkimit Europian. Sipas një raporti të Komisionit Europian mbi mallrat e ndaluara në kufijtë e BE gjatë vitit të kaluar, Shqipëria renditet ndër vendet e origjinës për kategorinë e këpucëve jo sportive.

Vlera e këtyre këpucëve të ndaluara të prodhuara në Shqipëri arrin në mbi 1 milionë euro. Megjithatë ato zënë vetëm 4.43% të totalit të këtij lloji malli, ku Kina zë dhe vendin kryesor.

Me përjashtim të këpucëve, Shqipëria nuk përmendet në asnjë lloj tjetër mallrash. Ndërkohë, vendi kryesor të origjinës për produktet e falsifikuara është pikërisht Kina me 73% të rreth 585 milionë euro mallrave të konfiskuara. Pas saj ndjek Hong Kongu me 10% dhe Turqia me 4.26%.

Edhe pse Shqipëria nuk është një nga vendet kryesore për origjinën e mallrave të falsifikuar, një raport i mëparshëm i KE e liston atë si një nga 4 vendet kryesore të tranzitit të këtyre mallrave. Së bashku me Marokun, Egjiptin dhe Ukrainën, Shqipëria është një nga pikat kryesore që furnizon tregun europian dhe atë vendas me këto lloj produktesh. Furnizuesi kryesor i Shqipërisë në këtë tregti, sipas raportit, është Turqia për mallra kryesisht veshje

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 19:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...