Gardisti i jep fund jetës, zbulohet mesazhi i fundit që i dërgoi babait në celular

Tuesday, 02 October 2018 10:08

Një lajm i rëndë u njoftua mëngjesin e sotëm, teksa u bë e ditur që gardisti Ariol Mançe, 30 vjeçe, ishte gjetur i pajete pranë hyrjes dytësore të Gardës.

Dyshohet se gardisti me origjinë nga Përmeti ka qelluar veten ne orarin e shërbimit teksa ishte në krye të detyrës, por është i çuditshëm fakti se si ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 23 dhe u bë publike vetëm sot pas orës 8 të mëngjesit.

Gjithsesi, detaje të reja kanë dalë nga kjo ngjarje, pasi “BalkanWeb” shkruan se ka siguruar mesazhin e fundit që gardisti i ndjerë i ka dërguar të atit pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

Në mesazhin që i kishte nisur të atit, Ariol Mançe shkruante:

U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jete!”
Ngjarja mbetet ende e pazbardhur dhe po punohet për shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh brenda ambienteve të Gardës së republikës ndodhin keto ngjarje, pasi më 30 qershor u gjet pa jete brenda një makine, Shkëlzen Çorbja shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 10:09
Login to post comments