Aksident i rëndë në Itali, plagoset shqiptari, vdes pasagjeri

Tuesday, 02 October 2018 10:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fi-Pi-Li në Montopoli të Italisë. Një automjet i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar u përplas me një kamion.

Për pasojë, shoferi shqiptar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital. Ndërsa pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, ka ndërruar jetë. Nuk bëhen me dije të tjera të dhëna rreth identitetit të viktimës.

Mediat italiane shkruajnë se automjeti tip Fiat i drejtuar nga 22-vjeçari humbi kontrollin, dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë, dhe u përplas në pjesën e prapme të kamionit. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur tërësisht dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti. 

Login to post comments