Pas disa ditësh e fiksuar në kuotën e 126 lekëve, dita e martë në tregun vendas të këmbimit valutor ka regjistruar luhatje për monedhën europiane. Euro është dobësuar me 0.3 pikë ndal lekut, duke zbritur në kuotën e 125.7 lekë në blerje dhe 126.5 lekë në shitje.
Ndërkohë, nga ana tjetër dollari amerikan është forcuar me 0.3 lekë për njësi. Tashmë valuta amerikane këmbehet sot për 109 lekë në blerje dhe 109.8 lekë në shitje.
Sterlina po ashtu ka regjistruar një rritje të lehtë me 0.2 pikë ndaj monedhës vendase për të mbërritur në kuotën e 141.5 lekëve.
Sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez po ashtu është forcuar lehtë me 0.3 njësi krahasuar me nivelet e ditës së hënë. Një dollar kanadez këmbehet sot për 84.8 lekë në blerje dhe 85.5 lekë në shitje.
Ndërsa, i pandryshuar ka mbetur kursi me të cilin këmbehet dollari australian dhe franga zvicerane , të cilat edhe gjatë ditës së sotme kanë mbetur në të njëjtat kuota të një dite më parë.