Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 17 vjet burg për Emiljano Shullazin.
Seanca ka nisur prej orës 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa prokurorë të çështjes janë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.
Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Krimeve të Rënda.