Kush është gardisti që u vetëvra mëngjesin e sotëm, misionet në Irak

Tuesday, 02 October 2018 12:13

Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëvrasja e gardistit Ariol Mançe. 30-vjeçari u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës, teksa ishte në krye të detyrës.

‘BalkanWeb’ raporton se djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës.

Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

Ndërkohë, nga hetime e grupit hetimor, provat e mbledhura, çojnë në një vetëvrasje. Kjo duke u bazuar tek trajektorja e plumbit, mesazhi i gjetur në telefonin e tij, ku i shpjegonte babait të tij arsyen e vetëflijimit.

Pavarësisht faktit se i riu kishte pranuar si motiv të vetëvrasjes ishte ndarja nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë, hetuesit po hetojnë dhe në të tjera pista.

Login to post comments