Vijon prej disa orësh protesta për hapjen e shkollës Mengel në Elbasan. Nxënës por edhe banorë kanë vendosur që të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.
Situata është tensionuar, teksa Forcat Speciale janë përplasur me banorët dhe fëmijët.
Në një video të siguruar nga Faxëeb.al duken fëmijët të traumatizuar, duke qarë dhe shprehen se janë goditur nga Forcat Speciale.
“Më gjuajtën policët te koka!” dëgjohet të thotë një djalë i vogël i cili është i përlotur.
Banorët dhe fëmijët shprehen se do të qëndrojnë deri në orën 4: Deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit nuk lëvizim!
I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boci i cili po diskuton me policinë.
Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit.
Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.
Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.