Adresat, 10 mijë lekë gjobë – Amnisti 6 muaj për qytetarët që s’kanë korrigjuar vendbanimin

Tuesday, 02 October 2018 17:10

Ministria e Brendshme ka propozuar një amnisti prej 6 muajsh për qytetarët që nuk kanë deklaruar në regjistrat e gjendjes civile adresën e saktë të vendbanimit. Nisma është paraqitur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve nga Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj.

Ai tha se në regjistrat e gjendjes civile ekziston një disbalancë e konsiderueshme lidhur me vendbanimet reale të qytetarëve dhe adresave zyrtare, ndërkohë që ligji ndëshkon me gjobë 10 mijë leke çdo qytetar që ndërron adresë dhe nuk bën rifreskimin në zyrat shtetërore.

Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar gjithashtu edhe disa ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë kufijve nga prindër pa dokumenta, ashtu si dhe fëmijë të lindur në territorin shqiptar, por që nuk regjistrohen në gjendjen civile.

Të dy projektligjet u miratuan në parim dhe do diskutohen nen për nen në seancat e radhës së Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Login to post comments