Një kopshtar me origjinë shqiptare i "i ngarkuar për kujdesin e një ferme kanabisi në Chester është burgosur për nëntë muaj.
Erjon Manari, 27 vjeç, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B, por zinxhiri i prodhimit ishte nga persona të tjerë më lart.
Oficerët e policisë kryen një bastisje në pronën ku jetonte i riu shqiptar më 19 korrik të këtij viti.
Ai u arrestua nga policia, duke deklaruar një emër të rremë si Andrij Nemcov.
Gjykata e Chester dëgjoi dje (të hënën, 1 tetor) se një korrje e vetme mund të prodhonte midis 6 dhe 18 kg kanabis me një vlerë në rrugë prej "shumë mijëra paundësh".
Operacioni u përshkrua si "i sofistikuar", ndërsa furnizimi me energji elektrike ishte bërë në atë mënyrë që kompania të mos e kuptonte që po shpenzohej aq shumë.
Gjykatësi Simon Berkson pranoi se roli i Manarit ishte i kufizuar, por tha se ky dënim ishte i përshtatshëm.
"Koha e shkurtër e kaluar në këtë vend është kthyer në një fatkeqësi për ju", i tha ai të pandehurit.
Manari do të kalojë gjysmën e dënimit të tij në paraburgim dhe gjysmën tjetër në liri me kusht.