Dibranët dhe elbasanasit më punëtorët dhe më të varfrit në vend

E mërkurë, 03 October 2018 08:17

Sipas të dhënave zyrtare qarqet qe kanë shkallë më të lartë punësimi kanë edhe varfëri më të lartë. Kjo ngjan paradoks, por ne të vërtet studimet e Institutit të Statistikës gjetën se gjatë vitit të kaluar evidentuan se qarqet me normat më të larta të punësimit kishin në të njëjtën kohë edhe shpenzimet më të ulëta për frymë.

Rezultatet nga anketa e forcave të punës treguan se në gjatë 2017 Dibra dhe Elbasani ishin qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç, Elbasani (61,2 %), Dibra (55,5 %).

Gjithashtu INSTAT ketë jave nëpërmjet anketës së buxhetit të familjeve gjeti se qarqet e Dibrës dhe Elbasanit ishin më të varfrat gjatë vitit të kaluar, pasi shpenzimet për frymë ishin rreth 20 për qind më të ulëta se mesatarja kombëtare.

Paradoksalisht këto qarqe kanë pjesëmarrjen më të madhe në forcën e punës, por gjithashtu edhe shkallën më të ulët të papunësisë, Elbasani 6.8% dhe Dibra 5.3 për qind gati 50 për qind më pak papunësi se shkalla kombëtare.

Dy studimet e INSTAT tregojnë se punësimi në Shqipëri ka vlerë të shtuar të ulët. Pikërisht Dibra dhe Elbasani numërojnë mbi 60 të punësuarve në sektorin bujqësor.

Në të kundërt Tirana dhe Durrësi që paraqiten me nivel të larta të papunësisë, kanë shpenzimet më të larta për frymë në rang kombëtar.

Papunësia në Tiranë shënoi 16.1% në fund të vitit 2017, ose 2.8 për qind më shumë se shkalla kombëtare, por familjet në Tiranë kishin konsum mujor 19 për qind më të lartë se mesatarja e vendit në vitin 2017, ndërsa në vitin 2015 ky tregues kishte një diferencë 15%.

Këto paradokse ndërmjet punësimit të lartë dhe varfërisë janë rrjedhojë e produktivitetit t ulet të punës thotë një studim i Bankës Botërore .

Krahasimet tregojnë se produktiviteti i punës, i matur nëpërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për punëtor, ishte rreth 31,000 dollarë në Shqipëri në vitin 2016, ndërsa në SHBA 60,000 dollarë për punëtor, në Lituani, 57,000 dollarë në Estoni dhe 48,000 dollarë në Rumani, thuhet në një studim të posaçëm të Bankës Botërore për aftësitë në punë në Shqipëri i publikuar së fundmi.

Ekspertët e Bankës lajmërojnë se produktiviteti është nën një kërcënim të mëtejshëm pasi popullsia e Shqipërisë po plaket, e cila në afat të mesëm dhe të gjatë do të ushtrojë presion mbi rritjen e produktivitetit.

Profili demografik i Shqipërisë është disi më i ri se ai i pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia nën moshën 30 vjeç përbën 41% të popullsisë së përgjithshme, krahasuar me 36% për vendet fqinje.

Megjithatë, mosha mesatare po rritet. Ndërmjet viteve 1980 dhe 2015, pjesa e popullsisë nën 30 vjeç ra, ndërsa pjesa e popullsisë mbi 30 vjeç u rrit./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...