Arrestohet autori kryesor i dyshuari për vrasjen me thikë të 36 vjeçarit në fshatin Arras të Dibrës.
Në njoftim për mediat, ditën e sotme Policia e Dibrës bën me dije se është vënë në pranga Aleksandër Balla, pas dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me thikë 36-vjeçarin.
Njoftimi i policisë së Dibrës:
Dibër
Ndalohet autori kryesor i dyshuari për vrasjen me thikë të 36 vjeçarit në fshatin Arras
Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes ndodhur në datë 30.09.2018.
Ndalohet shtetasi:
Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.