Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë PD, se është vënë në pranga kryetari i Njësi nr i PS-së, Arta Kroj, ditën e sotme Policia e Durrësit ka bërë me dije edhe ngjarjen në fjalë.
Përmes një njoftimi për mediat, policia e Durrësit ka bërë me dije se nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.
Po ashtu, policia e Durrësit sqaron se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.
Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.