Një familje kanadeze aksidentalisht ka varrosur personin e gabuar. E ky gabim u zbardh vetëm kur personi që besohej se kishte vdekur, u kthye në shtëpi, shëndosh e mirë, disa muaj pas funeralit.
Policia besojnë se trupi i varrosur gabimisht është i pianistit 80 vjeçar Scott Cushnie që ishte zhdukur që nga muaji gusht, transmeton koha.net.
Shokët e familjarët e muzikantit nga Toronto thonë se nëse ai do të ishte gjallë, “do të qeshte me këtë rast” dhe se atyre nuk u ka mbetur hatri nga familja që e ka varrosur pianistin.
Nga zyra e mjekut thonë se trupi është zhvarrosur, kështu që identifikimi i plotë i tij tani mund të bëhet.
Si ndodhi ky lëmsh?
Shoqja e afërt e Cushnie, Andrea Reid ka thënë për BBC-në se ka pranuar një telefonatë nga policia gjatë javës së kaluar duke i shpjeguar se besojnë që e kanë gjetur atë dhe se ai aksidentalisht është varrosur nga familja e gabuar.
Policia i ka thënë asaj se një burrë, rrugës për në spital është rrëzuar në tokë gjatë gushtit të kaluar dhe një shofer i ambulancës e ka parë atë dhe e ka dërguar në spital, raporton BBC, transmeton koha.net.
Ndërkohë, një familje tjetër gjithashtu ishte duke kërkuar për një të afërm të tyre. Policia i ka thirrur ata për të identifikuar trupin në morg, dhe trupi i tij pastaj ka qenë nën kujdesin e tyre.
Si i është thonë familjes
Muaj më vonë, njeriu që familja besonte se e kishin varrosur është kthyer i gjallë, pastaj Reid është kontaktuar nga policia të cilët e kanë zbuluar se kush ishte personi i varrosur.
Scoot Cushnie ishte një person shumë i njohur për komunitetin e muzikës në Toronto. I lindur i verbër, ai ka luajtur piano në mënyrë profesionale për grupe të blues e rokut që nga ‘50-ta, e ka qenë në skenë së bashku me Areosmith e Duane Allman.