Xhisiela Maloku është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe ka pritur vendimin për ish-të dashurin e saj Rexhep Rrajën, djalin e një deputetit socialist, që e kishte paditur për dhunim dhe përndjekje.
Pasi ka mësuar vendimin e gjyqtares Shpresa Becaj për lënien e të riut në burg, Xhisiela Maloku ka kërcënuar mediat që prisnin jashtë gjykatës:
“Nuk kam pasur presion nga askush.
Kemi marrëdhënie shumë të mira me njeri tjetrin. Kam ardhur për ta mbështetur dhe thënë të vërtetën. Kam bindjen se nuk do të kemi probleme.
Problemet kanë ardhur nga arsye tona. Mediat tani e tutje të më rrinë larg se janë marrë me detajet e mia. Të më rrinë larg se ndryshe do ta çoj në prokurori".