Një ngjarje e rëndë është regjistruar tri ditë më parë në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër, ku policia ka gjetur një fuoristradë të braktisur, ndaj të cilës ishte gjuajtur me breshëri plumbash. Lajmi është bërë i ditur vetëm sot.
Makina u gjet në afërsi të shinave të trenit, brenda të cilës u konstatuan dhe njolla gjaku. Ajo që dyshohet momentalisht është se një person që ka qenë brenda makinës është plagosur. Deri më tani ende nuk ka asnjë lloj informacioni se ku ndodhet ai shtetas dhe se kush është plagosur.
Megjithatë sipas burimeve nga vendngjarja por edhe burime policore ka një dyshim se kemi të bëjmë me një person problematik që dyshohet se ka qenë brenda fouristradës.
Forcat e policisë kanë shoqëruar persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa po ashtu janë marrë në pyetje shumë të tjerë.
Një prej të dyshuarve kryesor, por jo i vetmi sipas burimeve nga vendngjarja dhe policisë është edhe shtetasi Artan Koçeku.