Fshatrat pa urë që prej dhjetorit, të moshuarit përshkrojnë 1 orë e gjysmë në këmbë

E mërkurë, 17 October 2018 12:31

Fshatrat Llongo dhe Koshovicë në Bashkinë e Dropullit janë ende të izoluar pas përmbytjeve të dhjetorit të kaluar.

Ura që i lidhte fshatrat me aksin kryesor u shkatërrua nga prurjet e lumit.

Rreth 200 banorë që jetojnë në të dy fshatrat malorë buzë kufirit me Greqinë kanë pamundësi transporti për të sëmurët dhe për të siguruar ushqime. Në të dy fshatrat jetojnë vetëm pensionistë.

Të moshuarit duhet të përshkojnë më shumë se 1 orë e gjysmë në këmbë dhe të gjejnë mundësi për të kaluar lumin, për të gjetur zgjidhje në dimër.

77-vjeçarja Polikseni ka zbritur me këmbë deri te rrënojat e urës: “Unë kam lindur, kam jetuar dhe do të vdes në Llongo. Edhe në dimër këtu do të qëndroj. Nëse nuk e bëjnë këtë urë, jeta jonë është në dorë të fatit. Nëse nuk e bëjnë dot, të na mbledhin e të na strehojnë diku sa të mbarojnë shirat. Askush nuk po pyet për njerëzit”.

Kjo është situata më e vështirë që moti i keq ka shkaktuar ndonjëherë në këtë zonë për dekada dhe ende shumica e dëmeve të shkaktuara janë të pariparuara. Bashkia e Dropullit ishte edhe bashkia më e prekur e Qarkut Gjirokastër përsa i përket dëmeve në infrastrukturë, ndërsa kreu i kësaj bashkie, Arqile Deçka thotë se bashkia se nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në ringritjen e urës së Llongos dhe kërkon mbështetje me fonde nga qeveria./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...