Meta takon përfaqësues të shoqatës që ndërtuan rrugë për në Curraj të Epërm

E mërkurë, 17 October 2018 12:13

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti një përfaqësi të “Shoqatës Nikaj-Mërtur” të drejtuar nga Dr.Mhill Gecaj dhe deputeti i Tropojës, Isuf Çela.

Presidenti Meta vlerësoi iniciativën e kësaj shoqate për hapjen e rrugës për Curraj të Epërm, bazuar në kontributin dhe donacionet e anëtarëve të kësaj shoqate.

Po kështu Presidenti vlerësoi frymën e bashkëpunimit të komunitetit të kësaj zone me Bashkinë e Tropojës dhe deputetin Çela për realizimin me sukses të këtij projekti.

"Ju e nisët vetë rrugën e ndryshimit në Curraj të Epërm e Nikaj-Mërtur, - tha Presidenti Meta, "tani është koha që ta vazhdojmë së bashku, pasi resurset për zhvillimin e turizmit në atë zonë janë të jashtëzakonshme".

Përfaqësuesit e Shoqatës Nikaj e Mërtur shprehën angazhimin e tyre që mirëmbajtja e restaurimi i shpejtë i banesave të tyre nuk do të cënojë as traditën vendase dhe as peisazhin e mrekullueshëm natyror.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...