5-fishohen të pasurit në Shqipëri – Raporti i “Credit Suisse”, tkurren të varfërit dhe shtresa e mesme

Tuesday, 23 October 2018 15:31

56% e shqiptarëve të rritur kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë për frymë, thotë Credit Suisse në raportin më të fundit për pasurinë globale. Një vit më parë, kjo normë fiksohej në rreth 59%.

Po ashtu ka rënë ndjeshëm edhe norma e atyre që kanë një pasuri nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë, pra ata që konsiderohen si shtresa e mesme. Një vit më parë, këta të fundit ishin 42% e popullsisë, ndërsa sot 40%.

Kjo do të thotë se, është fryrë shtresa e të pasurve. Sipas të dhënave të Credit Suisse, ata që kanë nga 100 mijë deri në 1 milionë dollarë pasuri janë rritur nga 0.3% e popullsisë një vit më parë, në 1.6% të popullsisë.

Përkthyer në terma më të thjeshtuar, ndërkohë që një vit më parë këta të fundit numëroheshin në vetëm 6500 persona, këtë vit, sipas Credit Suisse, numërohen në rreth 34 mijë, pra në rritje me 5 herë në vetëm 1 vit.

Mesa duket, rritja e pasurisë së shqiptarëve me 54%, për të cilën flet Credit Suisse, e ardhur kryesisht nga fryrja e pasurive të paluajtshme, ka ndodhur vetëm mes të pasurve.

Të dhënat tregojnë qartë se në harkun e një viti pabarazia është rritur ndjeshëm pasi të varfërit dhe shtresa e mesme janë tkurrur, ndërkohë që janë pesëfishuar të pasurit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...