Gjyqi Veliaj-Kraja për çmimin e ujit në Tiranë, këshilltari: U paraqit si viktimë e turbulluar shpirtërisht!

Tuesday, 23 October 2018 16:27

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, Erion Veliaj dhe Akil Kraja janë përballur si paditës dhe i paditur.

Gjykata i ka konsideruar akuzat e këshilltarëve të djathtë ndaj Veliajt të pavërteta, e duke gjobitur në këtë mënyrë këshilltarin Akil Kraja me 250 mijë lekë për shpifje. Kujtojmë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u padit nga këshilltarët e djathtë për rritje jotransparente të çmimit të ujit të pijshëm.

Pas përfundimit të gjyqit, Akil Kraja ka dhënë një prononcim për medat, ku është shprehur se: “Erion Veliaj arriti me debatin e shpifjes, me Rilindjen e drejtësinë, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, që sot të kërkosh demokraci, një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh. Është një vendim fatkeq që mbron një kryebashkiak gënjeshtar”.

Sipas Krajës, “ai është një kryebashkiak gënjeshtar që u paraqit sot para Gjykatës së Rrethit Tiranë si një viktimë e turbulluar shpirtërisht”.

Më tej në vijim të deklaratës së tij, Kraja ngriti dyshimet se gjykata mund të ketë pasur presione në këtë gjykim.

“Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm, kam kurajon qytetare që ta them se mbase po, mund të ketë pasur edhe presione në këtë gjykim, gjyqtarët janë të shqetësuar, sepse një Veting po kalon nëpër këmbë dhe jam kurioz se çfarë do të thojë “i turbulluari shpirtërisht”, – tha më tej Kraja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...