I shtrirë përtokë në lokal, ja si u arrestua i riu që nuk u rikthye në burg pas lejes

Tuesday, 23 October 2018 16:44

Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 36-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim se ishte “arratisur” nga vendi ku ishte duke vuajtur dënimin. Nga policia është arrestuar Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë i cili është dënuar nga gjykata për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari: Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” Vlorë, për arsye se ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 323 dhe 134/2 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...