Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e Fatmir Hodos në fshatin Kotë të Selenicës. Autori, Admir Delaj njihet si militant i PS-ës në zonë, ndaj edhe ka dyshime për konflikte me baza politike.
Parapërgatitja e autorit (i pajisur me çifte, e kishte në makinë) hedh poshtë mundesinë e vrasjes pas një konflikti të momentit. Autori levizte me çifte në makinë. Autori kishte pak vite që ishte kthyer nga Italia, dhe zotëronte një biznes bar-lokal në Vlorë.
Kryetari i Njësisë Aministrativë të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo është vrarë me armë gjahu ditën e sotme. Autori e ka qelluar viktimën me armë gjahu çifte jashtë një lokali në fshat.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, me Partinë Demokratike. Hodo është në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.