Mësohen detaje të tjera nga vrasja që ndodhi mesditën e sotmë në Vlorë. Viktima dhe autori po pinin kafe në lokalin e fshatit Kotë. Më pas autori, shtetasi A.D, është larguar për të marrë çiften dhe u rikthye duke qëlluar Fatmir Hodon. Ky i fundit mbante detyrën e administratorit të njësisë Kotë në Bashkinë Selenicë. Para se të çohej nga tavolina, viktima dhe autori kishin debatuar me njëri-tjetrin. Pak pas ngjarjes, policia arrestoi autorin e krimit. Motivet e krimit nuk dihen ende.
Njoftimi policisë.
Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .
Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .
Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë. Pas disa minutash e kanë arrestuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.