Gjiganti i tregtisë online, Alibaba, theu rekordin e vitit 2017 për eventin e shitjes për ditën e beqarëve këtë të Diel, duke kaluar 25.3 miliardë dollarë në shitje për vetëm 16 orë.
Dita e beqarëve është eventi më i madh në botë i shitjeve online, duke tejkaluar edhe të Premten e Zezë në Shtetet e Bashkuara. Eventi kinez ka qenë një ditë për studentët ku festonin beqarinë, në kundërpërgjigje ndaj Shën Valentinit, por që prej atëherë, është kthyer në një festival të blerjeve onine që arrin kulim në datën 11 Nëntor.
Një numër gjigant i shitjeve regjistrohet në minutat e para të ditës, ku regjistrohen transaksionet për produktet që janë prenotuar. Alibaba arriti 9.92 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet në orën e parë të ditës së beqarëve, në rritje me 21% nga eventi i vitit të kaluar.
Ndër produktet e blera online përfshiheshin smartfonat dhe pajisje të tjera elektronike. Ndërkohë që kompania kaloi shitjet e vitit të kaluar brenda orës 16:00, norma e rritjes ishte më e ngadaltë krahasuar me vitin e kaluar, ku u thye rekordi i 2016-ës për vetëm 4 orë.
Ky pritet të jetë Nëntori i fundit i Alibaba, nën drejtimin e themeluesit dhe presidentit të firmës, Jack Ma.
Ndërkohë që shitjet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, aksionet e Alibaba kanë rënë me 16% këtë vit prej pasigurive ekonomike që lidhen me tensionet tregtare Kinë-SHBA.
Alibaba deklaroi se thuajse 180,000 marka ishin prezente në ditën e beqarisë të këtij viti.