Kush ia ka deleguar detyrën e ministrit, zëvendësministrit Sandër Lleshaj? Pse mungon akti zyrtar?

Diel, 11 November 2018 18:56

Me vendimin nr.665, datë 6.11.2018 të Këshillit të Ministrave, z.Sandër Lleshaj, ish gjeneral, u emërua zëvendësministër i Brendshëm. Sipas fjalës së thënë prej kryeministrit, ai do ishte zëvendësministri i parë. Ministria e Brendshme u bë kështu me 5 zëvendësministra, gati sa një këshill ministrash i kohës së Zogut. Ajo që të bën përshtypje këtë rast, është se ende nuk dihet kush e ka autorizuar z.Lleshaj të ushtrojë detyrat e ministrit. Vendimi i emërimit të tij si zëvendësministër është botuar në kohë rekord numrin 156, datë 6.11.2018 të “Fletores Zyrtare” ndërsa delegimi i kompetencës ende nuk dihet. Në “Fletorja Zyrtare” janë botuar lloj-lloj delegimesh, madje edhe ajo e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, ndërsa kjo për ministrin e Brendshëm jo. Ka diçka që nuk shkon. I vetmi që mund ta delegonte ishte ish ministri Fatmir Xhafaj. Zëvendësministrat, një tufë këtë rast, nuk kanë të drejtë të vetorganizohen. Sido që të jetë, kjo është shkelja e radhës ligjore e qeverisë së Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...