Komunistët, kudo ku ngrenë formën e tyre të organizimit, duan rraqet dhe simbolet e veta. nuk durojnë asgjë të trashëguar apo nga koha e atyre që i konsiderojnë armiq. Pas heqjes së simbolit të shqiponjës, nga qeverisja e tyre, veç korrupsionit, degradimit shtetëror, eksodit të madh, etj, ata kanë arsye të forta që ta zëvendësojnë me simbolin më përfaqësues, kanabisin. Ende nuk dihen përmasat e shtatores së re, sepse ka divergjenca të thella midis përfaqësuesit komunal të Tiranës Erion Veliaj dhe arkitektit të hashashit, Saimir Tahiri. Kryembikëqyrësi Edi Rama ende është në dilemë.