Prej gati një jave, më shumë se 300 familje po protestojnë për një vendim që i nxjerr ata nga banesat dhe i hedh në rrugë të madhe.
Ata janë mbledhur bashkë për te protestuar, ndërkohe qe mësohet se janë lajmëruar vetëm me gojë për një vendim të tillë.
Mungesa e një komunikimi zyrtar u heq atyre edhe mundësinë për ta atakuar vendimin në gjykatë.
Protesta ka shkaktuar trafik të rënduar pasi banorët kanë bllokuar të dyja korsitë e rrugës kryesore.
Por të vetmit që nuk po i përgjigjen thirrjes së vazhdueshme të banorëve janë Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata po e kalojnë në heshtje kërkesën e të paktën 400 familjeve.
Po ashtu të gjithë banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën e tyre, madje disa prej tyre kërcënojnë se do të flijohen për të mbrojtur pronën e tyre.
Kjo mesa duket i ka strukur Ramën dhe Veliajn. Më shumë e tregojnë banorët, të cilët kanë ironizuar kryeministrin Rama nëpërmjet kësaj fotoje.