Ditën e nesërme, më 12 nëntor, zona e Kodrës së Priftit në Tiranë, dhe Shkoza pjesërisht, do të jenë pa energji elektrike prej 4 orësh
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se për
shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datën 12 Nëntor do të stakohet energjia në këtë nënstacion nga ora 09:00-13:00.
"Pa energji do të mbesin Kodra e Priftit, Shkozë pjesërisht", thuhet në njoftimin e OSHEE-së.