Presidenti Meta i ka dhënë sot në Francë shtetësinë shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldinë, znj. Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier.
Lajmin e ka publikuar vetë Presidenti Meta i cili thotë se ajo pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj. Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Presidenti i Republikës në Facebook.