Franca dhe ”Facebook” do të punojnë së bashku për kontrollin e përmbajtjeve në rrjetet sociale dhe në internet, deklaroi sot në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Facebook” së shpejti do të presë një delegacion të rregullatorëve francezë, të cilët do të kenë si detyrë me ekspertët e ”Facebook” të hartojnë rekomandime të sakta dhe konkrete në lidhje me luftën kundër përmbajtjeve me tone urrejtjeje dhe fyese’’, pohoi Macron në UNESCO, në nisje të punimeve të Forumit Ndërkombëtar për drejtimin e Internetit, i cili mbahet çdo vit.
“Jam i kënaqur për këtë përpjekje eksperimentale , shumë inovative që do të na mundësojë një reflektim shumë më konkret të mënyrave më të mira për të garantuar që platformat kryesore të zbatojnë një nivel të lartë cilësie në maturinë e përmbajtjeve’’, përfundoi Macron.