Ditën e sotme në orën 9 do të nisë seanca ku pritet të jepet dënimi për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.
Avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, në argumentet e mbrojtjes është shprehur se procesi ndaj klientit të tij është i pabazuar në prova.
Ne seancën e kaluar prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.
Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.