Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi në makinë i janë gjetur automatikë, pistoletë si dhe mjete të tjera luftarake.
Të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar " Guns 18" janë Kevin Mburimi 18 vjeç, dhe Rei Hodo 22 vjeç, të dy banues në Durrës.
Ndalimi i tyre është bërë nga specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor
"Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale :
• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, një pistoletë tip " Blou"Mini; 2 krehera, 25 fishekë; një përdorues grushti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.