Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj situatës absurde të krijuar në vend dhe që lidhet me mungesën e Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e ka cilësuar si “legenlliku”, premtimin se Kushtetuesja do të bëhet shpejt, në kohën kur Rilindjes i’u desh dekretimi i Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Manjani thotë se se për cështje që lidhen me dhunimin e të drejtave të njeriut, pronat, burgimet e padrejta, marrëveshjen e detit apo ligjin e Teatrit, Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese!
Postimi i plotë:
Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;
Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;
Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;
Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata.
Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!!!